Site icon Telegrafi

Shkupi me 2.751 raste aktive me COVID-19, më së shumti në Komunën Qendër dhe Aerodrom

Shkupi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 228 raste të reja nga 408 raste në gjithë Maqedoninë.

Në Shkup momentalisht ka 2.751 raste aktive ndërsa Aerodromi vazhdon të jetë komuna me më së shumti të infektuar, apo 552, ndërsa pas saj janë Komuna Qendër 454 dhe Karposhi me 446 raste.

Çairi ka 123 raste aktive, Gazi Baba 307, Kisella Voda 310, Gjorçe Petrovi 220, Butelli 113, Shuto Orizare 16, Ilideni 33, Sopishte 22 dhe Petroveci 19.

Komunat me më pak raste në Shkup janë Studeniçani 5, Haraçina 9, Saraj 16, Çuçer Sandeva 10 dhe Zelenikova 9./Telegrafi/

Exit mobile version