Telegrafi

Shkupi me 11.566 raste aktive me COVID-19

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit nga coronavirusit kanë humbur 10 pacientë të cilët kanë qenë të moshës nga 40 – 83 vjet dhe janë regjistruar 330 raste të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë shëruar 248 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11566 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Shkup janë regjistruar 32.642 persona dhe është qyteti më i prekur nga virusi.

Pas Shkupit, si qytete më të prekura janë Kumanova dhe Tetova./Telegrafi/