Ekipe të zjarrfikësve sot pasdite “kanë luftuar” me zjarrin i cili shpërtheu në Novo Lisiçe në Shkup, në afërsi të deponisë së egër në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Brigada e Zjarrfikësve pranë Bashkisë së Shkupit thanë se zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe në afërsi të deponisë së egër në Novo Lisiçe, ndërsa në terren kanë dalur dy makina për të intervenuar.
Më shumë informacione rreth zjarrit priten gjatë ditës së nesërme./Telegrafi/