Site icon Telegrafi

Shkup, zbulohen 39 vozitës nën ndikimin e alkoolit

Prej 188 vozitësve të kontrolluar, te 39 është konfirmuar prania e alkoolit. Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup më 2 dhe 3 mars nga ora 23:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit ka kontrolluar vozitësit që vozisin nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB njoftojnë se janë zbuluar edhe 53 lloje tjera të kundërvajtjeve për të cilat janë dhënë 20 urdhërpagesa të detyrueshme dhe 33 urdhërpagesa kundërvajtës, njofton Telegrafi Maqedonase.

Siç njoftojnë nga MPB, janë ndërmarrë masa edhe për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt nga rrugët: “Njudelhi”, “Orce Nikollov”, “Jordan Mijallkov”, “German”, “Kej 13 Nëntori” dhe “Aradhët Partizane” dhe me automjetin e posaçëm “marimanga”janë larguar 20 automjete./Telegrafi/

Exit mobile version