Site icon Telegrafi

Shkup, vidhen tre trotinetë elektrikë

Foto: Ilustrim

Katër ditë pasi kompania “Bin Bin” vendosi trotinetëve elektrikë nëpër Shkup, tre prej tyre tashmë janë vjedhur, njoftoi MPB.

Nga MPB thonë se deri më tani janë raportuar tre vjedhje të këtij mjeti alternativ transporti, në pronësi të kompanisë turke.

Ditët e fundit në rrjetet sociale ka pasur reagime se një pjesë e madhe e trotinetëve tashmë janë dëmtuar, por edhe kritika ndaj kompanisë turke “Bin Bin” për ndërveprimin me klientët.

Exit mobile version