Kryes të panjohur mbrëmë kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë, pronë e I.E. (29( në rr. “Gruica Vojvoda” në Shkup, me ç’rast kanë vjedhur stoli dhe para në vlerë prej afërsisht 3,8 milionë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informoi nga MPB, vjedhja është kryer në periudhë prej orës 21:15 deri në orën 22:00, kështu që kryesit kanë hyrë me dhunë përmes derës së ballkonit në katin përdhesë.
“Kryesit kanë hulumtuar dhe kanë përmbysur nëpër hapësirat, me ç’rast në dhomën e gjumit kanë gjetur dhe kanë marrë një arkë metalike në të cilën ka pasur para në vlerë prej rreth 600.000 denarëve, disa lira të arit në vlerë rreth 1.800.000 denarë, stoli të ndryshe ari në vlerë prej rreth 2.100.000 denarëve dhe dy ora dore. Në atë mënyrë kanë përfituar dobi pronësore kundërjuridike prej rreth 3.780.000 denarëve”, theksojnë nga MPB.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/