Site icon Telegrafi

Shkup, vetëm dje janë dënuar 133 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Policia rrugore në Shkup, gjatë ditës së djeshme ka realizuar aksion kontrollues në rrugët e Shkupit. Vetëm gjatë ditës së djeshme 133 shoferë janë dënuar për tejkalim të shpejtësisë.

Shtatë shoferë janë dënuar për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimeve, ndërsa 126 në vendbanim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB informon se janë zbuluar edhe 55 shkelje tjera në komunikacion, për të cilat janë dhënë 20 urdhërpagesa të detyrueshme dhe 35 urdhërpagesa për kundërvajtje.

Policia ka dënuar edhe 34 motoçiklistë, të cilët kanë shkelur rregullat në komunikacion./Telegrafi/

Exit mobile version