Site icon Telegrafi

Shkup, vdesin dy pacientë në furgonin e Ndihmës së shpejtë si shkak i defektit!

Dy pacientë nga Kriva Pallanka kanë vdekur në furgonin e ambulancës që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Shkupit, të cilit nuk i kanë funksionuar frenat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në furgon është gjendur një burrë 40-vjeçar i cili ankohej për dhimbje, të cilit dy javë më parë i ishte transplantuar veshka, si dhe një 80-vjeçar me simptomat e sëmundjes së frymarrjes.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kriva Pallankë, ku pacientët janë dërguar në Kumanovë, gjegjësisht në Shkup, e ka konfirmuar rastin.

“Në spitalin e Kumanovës nga shqyrtimi i një mjeku ekspert ka konstatuar se njerëzit ishin në një gjendje të tillë që vështirë se dikush mund tu ndihmonte, menjëherë në dalje të Kumanovës njëri nga pacientët ka vdekur. Ekipi ka vazhduar me shpresë për të shpëtuar pacientin e dytë, por diku në rafineri nuk kanë punuar frenat e automjetit. Shoferi ka lëvizur ngadalë në pikën e pagesave të vendosur në Bunarxhik. Është kontaktuar me ekipën e Ndihmës së shpejtë nga Shkupi dhe Kumanova, por kur ka arritur ekipi nga Shkupi, ka konfirmuar vdekjen e pacientit të dytë”, thotë Josko Stefanovski, drejtor i Qendrës Shëndetësore-Kriva Pallankë.

Ministria e Brendshme ka thënë se rasti i tyre nuk është raportuar. /Telegrafi/

Exit mobile version