Site icon Telegrafi

Shkup, vazhdon vlerësimi i objekteve të dëmtuara nga tërmetet!

Në 150 objekte të interesit shtetëror deri më tnai është kryer vlerësim i sigurisë pas tërmeteve në Shkup dhe rrethinë, me ç’rast Instituti për inxhinieri të tërmeteve dhe seizmologji inxhinierike (IITSI) nuk konfimoi dëmtime konstruktive dhe janë të sigurta. Bëhet fjalë për objekte shtetërore shëndetësore, arsimore, afariste…

Nga IITSI informojnë se ekipet e tyre po bëjnë vlerësime edhe të objekteve për të cilat komisionet komunale konstatuan dëmtime konstruktive.

Në terren, për vlerësim të sigurisë së objekteve, IITSI angazhoi rreth 15 ekipe, të cilat punojnë në turne, varësisht nga angazhimet rrjedhëse.

Në institucionet kompetente deri mët ani janë paraqitur dëmtime të 2.500 objekteve për banim individual dhe kolektiv të interesit shtetëror. Pas tërmeteve, në numrin e telefonit 195 të Qendrës për menaxhim me kriza pati paraqitje për kulme të dëmtuara, fasada, mure t[ç çara, xhama të thyer, ndërsa janë regjistruar edhe dëmtime të automjeteve udhëtuese.

Shkupi dhe rrethina prej të dilës u goditëpn nga një seri tërmetesh , prej të cilëve më i fuqishmi ishte me manjitudë prej 5,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit. /Telegrafi/

Exit mobile version