Site icon Telegrafi

Shkup, vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes me Greqinë

Dita e dytë e protestave para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për shkak të marrëveshjes së arritur me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Për shkak të kësaj proteste të qytetarëve është bllokuar bulevardi “11 Tetori” para ndërtesës së Kuvendit, ku është vendosur kordon policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës së vendit, që sipas tyre është e dëmshme për shtetin. Disa prej tyre këndonin këngë patriotike dhe brohorisnin emrin e kryetarit Gjorge Ivanov.

Gjatë protestës së djeshme u arrestuan 10 persona për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike./Telegrafi/

Exit mobile version