Site icon Telegrafi

Shkup, vazhdohet afati për aplikim për bursa për nxënësit me nevoja të veçanta

Foto: Telegrafi.com

Bashkia e Shkupit informon se e vazhdoi afatin e thirrjes publike, e cila u publikua më 16 shtator 2019 për bursat e nxënësve me pengesa nga shkollat e mesme të Shkupit për edhe pesë ditë.

Komisioni për zbatimin e thirrjes publike ka vendosur që aplikimet e kandidatëve për bursa të pranohen nga 1 tetori i vitit 2019.

Me qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit të nxënësve me pengesa, Bashkia e Shkupit për herë të parë këtë vit do të ndajë 25 bursa për këto nxënës të shkollave të mesme nga viti i parë deri në vitin e katërt, të cilët nëntë muaj do të marrin bursë nga 3.000 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version