Site icon Telegrafi

Shkup: Uzurpojnë vende publike dhe u marrin para për parking qytetarëve

Arsovska premtoi tri parkingje të montuara, asnjëra nuk ka filluar të ndërtohet

Mungesa e vend parkingjeve ka bërë që në disa pjesë të Bit Pazarit të “krijohen” parkingje private e më pas edhe të paguhen. Çmimi shkon prej 50 deri 100 denarë edhe atë mund ta parkoni veturën tërë ditën.

“Gjithë ditën 50 denarë. 100 denarë është, por për juve 50 denarë”.

“A duhet ndonjë fletëpagesë? – Jo nuk duhet. “

E qytetarët shpesh herë bredhin me orë apo parkohen në vende të ndaluara.

– Nëse keni fat do të gjeni parking. Është shumë vështirë të gjeni parking të lirë, veçanarisht në çarshi, këtu ka shumë rrëmujë.

– Zakonisht si paguani?

– Me mesazh. Me telefon. Më pak i shfyrtëzoj ato më shumë paguaj me telefon.

“Koha është e rëndë…Deri ora një pastaj lirohen vende”, thotë qytetari tjetër.

Lokacione të tilla ka në disa pjesë të Bit Pazarit si pjesa mbrapa objektit të Poliklinikës së Bit Pazarit. Edhe këtu qytetarët detyrohen të paguajnë për parking, pavarësisht se parcelat janë në pronësi shtetërore. Para disa muajve u arrestuan edhe dy persona pasi që rrethuan një pjesë dhe filluan të ndërtojnë parking.

Kaos në trafik ka në pothuajse në çdo periudhë të ditës këtu në rrugën e njohur si “Çairçanja”. Moti kohë po premtohet se do të ndërtohet në këtë pjesë edhe garazha me kate.

Kryetarja e qytetit të Shkupit thotë se janë planifikuar vendparkime të reja montuese në kate në disa lokacione në Shkup, ndër të cilat edhe parkingu tek qendra tregtare “Çairçanja”, tek Pliklinika në Çair dhe në Fushë Tophanë. Qëllimi është që me këto vendparkime të montuara të rritet numri i vendeve për parkim në këtë pjesë të qytetit.

“Ky projekt është në fazë të përpilimit. Dokumentacioni i projketit është gati. Tash duhet të fillojmë me realizimin. U premtua se do të ndërtojmë garazhe me kate të montuara në tre lokacione në Qytetitn e Shkupit. Njërën prej këto garazhe kemi përpiluar dokumentacionet. Duhet ta them që jemi ballafaquar me atë se asnjë projekt nuk ka qenë i përpiluar, gjë pa të cilën nuk mund të filloni me ndërtimin e asnjë objekti”, tha Danella Arsovska.

Qytetiti i Shkupit thotë për 12 muaj ka bërë projketimin e të gjitha premtimeve që ka bërë. E për realizimin e tyre pret që këshilltarët e Qytetit të Shkupit mos ta bllokojnë punën por ta votojnë atë./KlanMacedonia/

Exit mobile version