Me rastin e Ditës së çlirimit të Shkupit “13 Nëntori” sot në poligonin për qitje “Kamnik” në Shkup mbahet Turneu ushtarako-diplomatik në poligonin për qitje “Shkup 2017” në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës sportive të Maqedonisë për qitje.
Në turneun, në të cilin marrin pjesë 60 persona, marrin pjesë edhe zëvendësministri Bekim Maksuti, shef i SHM-së, gjenerali Metodija Veliçkovski, gjeneralë nga ARM dhe të punësuar të tjerë në Ministri dhe në Armatën, anëtarë të federatës sportive dhe atashetë e Mbrojtjes.
“Shkupi ka pasur histori shumë të rëndë, më shumë herë është ndezur dhe është bërë hi, por qytetarët e tij gjithmonë kanë gjetur forcë dhe motiv përsëri ta ndërtojnë dhe ngritin”, tha sekretari shtetëror Dragan Nikoliq, në hapjen e turneut.
Pjesëmarrësit garojnë në dy disiplina – qitje me pistoletë në 25 metra dhe qitje me pushkë automatike Zastava M-70 në 100 metra./Telegrafi/