Site icon Telegrafi

Shkup, tre persona rëndë të lënduar në 21 aksidente komunikacioni

Foto: Ilustrim

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 21 aksidente trafiku. Në tre prej tyre tre persona kanë marr lëndime të rënda, në 10 aksidente tjera 15 persona janë lënduar lehtë, ndërsa në tetë aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB informojnë se gjatë fundjavës policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“153 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, 18 kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 5 nuk kanë dhënë përparësi për këmbësorët, 4 janë ndalur në mënyrë jo të rregullt. Gjithashtu 100 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 40 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 45 pa leje për vozitje dhe 15 fillestarë”, thuhet në njoftimin e SPB-së.

Ata shtojnë se janë dënuar edhe gjashtë këmbësor të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor./Telegrafi/

Exit mobile version