Siç informojnë nga MPB-ja, incidenti ka ndodhur rreth orës 14, pas një zënke ndërmjet djalit (1993) dhe I.A. (1991) nga fshati Shishovë. Sulmuesi është arrestuar dhe rasti është ndriçuar.
Drejtoresha e Spitalit të Qytetit, Jasmina Çabukovska, ka konfirmuar se një i lënduar me plagë nga therja në pjesën e gjoksit ishte sjellë pasdite në spital, ndërsa ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe nuk ka plagë të tjera. /INA/Telegrafi/