Telegrafi

Shkup, tetë aksidente gjatë ditës së djeshme

Dje në Shkup janë shënuar plot tetë aksidente ndërsa, tre persona kanë marrë lëndime të lehta në dy prej gjithsej tetë aksidenteve të cilat kanë ndodhur në njëzet e katër orët e kaluara në rajonin e qytetit të Shkupit.

Në gjashtë aksidente të tjera janë shkaktuar vetëm dëme material dhe janë sanksionuar 117 shoferë për parkim të gabuar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe gjashtë makina të paregjistruara, ndërsa me makinën speciale “karrotreci” janë larguar 88 makina./Telegrafi/