Telegrafi

Shkup, tërhiqet nga gara njëri nga kandidatët për kreun e Prokurorisë për Krimin e Organizuar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Në garën për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë mbetur katër prokurorë, pasi prokurorja Engjëllushe Kadriu Leshi tërhoqi kandidaturën.

Prokurorët Islam Abazi, Ermon Neziri, Desa Paunovska dhe sërish Ruskovska mbeten të “luftojnë” për pozitën aktuale të Vilma Ruskovskës. Kjo listë e kandidatëve është përcaktuar sot në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Zgjedhjet do të mbahen më 7 të këtij muaji dhe për herë të parë kreu i kësaj prokurorie do të zgjidhet nga prokurorët e gjithë vendit.

Për momentin, postin e kryesuesit e mban prokurori Trajçe Pelivanov, i cili është emëruar pas pezullimit të Ruskovskës.