Site icon Telegrafi

Shkup, të premten aksion për grumbullimin e mbeturinave të rënda

Komuna e Aerodromit në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit, saktësisht me Ndërmarrjen publike ‘Higjiena komunale’, nga e premtja 03.03.2017 do të fillojë aksionin për mbledhjen e mbeturinave të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksioni do të zhvillohet në Novo Lisiçe, rajonin e qendrës ‘Aerodrom’, lagjja Lisiçe dhe Lisiçe e Epërme. Qytetarët do të kenë mundësinë që në periudhën kohore prej 07:9-30 do të mund që para shtëpive të tyre të nxjerrin mbeturinat e rënda, ose para banesave të tyre nëse jetojnë në ndërtesa kolektive.

Duhet të ketë kujdes që nga hedhurinat të mos pengohen lëvizjet e automjeteve dhe mjetet e mbledhjes së hedhurinave të mos pengohen nga grumbullimi i tyre. Në mbeturinat e rënda bëjnë pjesë orendi shtëpiake, teknikë të bardhë, aparate elektrike, aparate elektronike, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version