Në Shkup sot do të mbahet konferenca e parë përkushtuar inovacione sociale në të cilën është paralajmëruar prania e inovatorëve social nga Austria, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Është planifikuar konferenca të përfundojë me panel diskutimi ‘Nga inovacioni deri te ndikimi: rrjetëzimi dhe mbledhja e mjeteve për biznes social’, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia dhe Evropa.
Në suaza të Konferencës në sallën e kinemasë ‘Frosina’, do të prezantohen ndërmarrjet sociale nga Maqedonia, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë dhe blejnë nga prodhimet e tyre.
Konferenca është përkrahur nga Projekti për ndërmarrje mikro dhe të vogla nga USAID Maqedoni, Agjencia zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe ‘Pakomak’ Maqedoni. /Telegrafi/