Përfaqësues të institucioneve, shkollave, universiteteve, institucioneve, organizatave joqeveritare, odave ekonomike dhe personave tjerë juridik sot në Shkup do të debatojnë për të ardhmen e programit Erasmus plus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Debati “Ardhmëria e Erasmus plus” mbahet me qëlliim që shfrytëzuesit nga Maqedonia të këtij programi të mund të prezantojnë disa praktika të mira nga puna e tyre, por edhe të debatojnë për të ardhmen dhe si do të donin të shohin Programin e ardhshëm evropian pas vitit 2020./Telegrafi/