Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka reaguar në lidhje me çështjen e rritjes, ose jo, të çmimit të ujit për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, bazuar në Ligjin për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve ujore të vitit 2016, tarifat përcaktohen në mënyrë transparente, sipas metodologjisë që shfrytëzohet në shumë vende të rajonit dhe në kuadër të Bashkimit Evropian.
KRRE konsideron se qëllimi kryesor i kësaj metodologjie është që të sigurojnë sistem të pavarur financiar të shërbimeve ujore.
KRRE bën të ditur se të gjitha përllogaritjet e tarifave bëhen sipas rregullativës ligjore dhe nënligjore që do të vazhdohet të zbatohen në mënyrë profesionale.
Në lidhje me ujin dhe hedhurinat në Shkup, KRRE bën të ditur se çmimi i ujit është i njëjtë me atë të tanishmin, kurse është ulur çmimi i mbledhjes së hedhurinave./Telegrafi/