Site icon Telegrafi

Sulmohet zyrtari policorë në Bit Pazar të Shkupit

20-vjeçari D.N, i cili është mbajtur në stacionin policor në Bit Pazar të Shkupit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke e goditur me grushta në kokë.

MPB informon se D.N më pas ka tentuar t’ia merr edhe armën zyrtare policit, ndërsa në atë moment ka intervenuar zyrtari tjetër policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa kundër sulmuesit do të ngritet procedurë adekuate./Telegrafi/

Exit mobile version