Telegrafi

Shkup, sulmohet një 15-vjeçar në autobus

Një minoren 15 vjeçar, dje në autobus në Shkup është sulmuar nga ana e disa nxënësve, me ç’rast ka marrë lëndime trupore.

Siç njoftojnë nga MPB, në orën 19:34 dje në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Naumi i Ohrit” është denoncuar se tek ata ka ardhur një 15-vjeçar nga fshati Nigishtan i Shkupit nga shkolla e mesme “Cvetan Dimov” me lëndime të marra nga një sulm fizik, i cili ka ndodhur në bulevardin “Aradhat Partizane”, në numrin 22.

“I dëmtuari në autobus është sulmuar nga disa nxënës. Nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të lehta dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak”, theksojnë nga MPB-ja./Telegrafi/