Site icon Telegrafi

Shkup, rrahje në mes të rinjve

Mbrëmë pa asnjë arsye është sulmuar fizikisht një 15 vjeçar i fshatit Kadino, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Adoleshenti është sulmuar nga 5-6 persona të moshës 16-18 vjec para biletarisë të NQP afër Qendrës Transportuese në Shkup.

Poashtu në të njëjtën ditë, dy djem mbrëmë poashtu janë rrahur nga disa persona të panjohur në ëmbëltoren që gjendet në rrugën ‘Vlladimir Komarov’ në lagjen Aerodrom të Shkupit.

MPB kumton se rreth orës 22:20 F.C. (19) DHE A.M. (20), pa asnjë arsye, fizikisht janë sulmuar nga 5-6 persona, të cilët ishin mysafir në ëmbëltore. Viktimar janë transferuar në spitalin ‘ReMedika’ dhe u janë konstatuar lëndime të rënda. Janë marrë masa për qartësimin e rastit të plotë, informoi MPB. /Telegrafi/

Exit mobile version