Telegrafi

Shkup, spitali “8 Shtatori” me repart të ri bashkëkohor për traumatologji (Video)

Mature doctor and young nurse walking along corridor (blurred motion)

Në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”-Shkup nesër do të lëshohet në shfrytëzim reparti i traumatologjisë i cili, sipas kryeministrit Zaev, do të ofrojë kushte si në qendrat mjekësore të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mund të them se jam i mahnitur nga ajo që kam parë sot, kushtet që ofron reparti i ri i traumatologjisv në SPQ “8 Shtatori” ngjajnë me kushtet në qendrat e mëdha mjekësore në Evropë. Reparti posedon 16 shtretë, 6 shtesë për mjekim intensiv dhe vlerësimet janë se do të kryhen mbi 2.000 intervenime kirurgjike në vit”, deklaroi Zaev.

“Të gjithë së bashku do të krijojmë politikë për përparimin e mëtejshëm të situatës së sistemit shëndetësor. Për realizimin e këtij qëllimi gjithsesi kemi përkrahje edhe nga Bashkimi Evropian, në vit ndajnë 90 milionë euro. Kjo ndihmë financiare me anëtarësimin e vendit në BE do të rritet disafish dhe atëherë jo vetëm reparte të reja, por do të hapim edhe spitale të reja, do të ketë më shumë mjete në buxhetet e spitaleve, si dhe më shumë para për ilaçe më bashkëkohore, ndërsa rezultat i tërë kësaj do të jenë pacientët edhe më të kënaqur”, tha kryeministri.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se kjo është vetëm një pjesë nga investimet e mëdha të cilat Qeveria i bën në sektorin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/