Site icon Telegrafi

Shkup: Sot vazhdon gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e 27 prillit.

Në seancën e kaluar për ngjarjet e përgjakshme, u prezantuan dëshmi materiale të propozuara nga mbrojtja e Mile Janakieskit.

Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trupkov, ndërsa përfaqësues i PTHP-së është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar për këtë rast janë ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski./Telegrafi/

 

Exit mobile version