Site icon Telegrafi

Shkup, sot fillon panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri

Prej sot deri më 4 mars në tre salla të Panairit të Shkupit, do të mbahet Panairi i 14-të ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor dhe 7.RealExpo-Panair ndërkombëtar i patundshmërive, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i Panairit të ndërtimtarisë është që të mbajë dhe promovojë rritjen e kësaj dege ekonomike dhe t’u ofrojë vizitorëve qasje të drejtpërdrejtë te kompanitë më të mira, të cilat funksionojnë në këtë sektor.

Gjatë panairit, ekspertë nga fusha e efikasitetit energjetik do t’i prezantojnë masat dhe përfitmet nga vendosja e sistemeve dhe metodave për kursim energjetik.

Çmimi i biletës për vizitorët do të jetë 80 denarë, ndërsa për vizitë grupore është 40 denarë. /Telegrafi/

Exit mobile version