Zjarri në lagjen Pintija është shuar, informojnë sot nga Njësia Terrotiriale Kundër Zjarrit në Bashkinë e Shkupit.
Zjarri shpërtheu dje rreth orës 11:30 në rajonin malor mbi Pintijan dhe kaploi një hapësirë të madhe të pyjeve të përziera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shuarjen e zjarrit janë kyçur edhe avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Komuna e Kisella Vodës.
Sipas informacioneve të Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve, për momentin nuk ka zjarre aktive në Shkup./Telegrafi/