Gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova e ndërpreu seancën e sotme për lëndën e PSP-së “Tarifa”, në të cilin janë të akuzuar ish-drejtori i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, pasi dëshmitari i dytë Vllatko Çakarovski iu përkeqësua gjendja gjatë dhënies së deklaratës.
Gjykimi do të vazhdojë më 1 mars. Çakarovski është dëshmitar edhe i PSP-së dhe i mbrojtjes. Ai është i punësuar në ELEM, ndërsa ka qenë anëtar i grupit të punës për implementim të ERP sistemit.
Ai tha se edhe dje nuk është ndjerë mirë dhe se mjeku i ka propozuar pushim mjekësor. Paraprakisht gjykatësja i tha dëshmitarit të tretë se mund të shkojë dhe të vijë më 1 mars, duke e pasur parasysh dinamikën e dhënies së deklaratave Mbrojtja e të akuzuarve tha se me 160 dëshmitarë do të dëshmojë se klientët e tyre janë të pafajshëm. Seanca e radhës është caktuar për më 1 Mars./TV21/