Telegrafi

Shkup, shkelet një grua e moshuar, vozitësi ende nuk dihet

Gruaja 72 vjeçare ndërroi jetë pas goditjes nga automobili në Shkup.

Siç njoftojnë nga policia dje gruaja me inicialet T.S është goditur nga një automjet ndërsa vozitësi ende nuk dihet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur te udhëkryqi nga rrugët “Jeta e re” dhe “Klisurska”, ndërsa gruaja pas godijes është dërguar në spitalin “8 shtatori”, ku pas disa orëve të konstatuar vdekja.

Është bërë këqyerja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi të ndjerrës është dhënë te Instituti i mjekësisë ligjore për autopsi.

MPB po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/