Siç njoftuan nga Bashkia e Shkupit, prej sot në orë 12:00 shfuqizohen masat e jashtëzakonshme mes tyre edhe transporti publik falas dhe parkingu i shtrenjtuar.
Krahas kësaj, shfuqizohen edhe rekomandimet e ndërhyrjes për të zvogëluar ndotjen e ajrit që u prezantuan të hënën, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në stacionet që masin ndotjen e ajrit në kryeqytet, përqendrimet ditore të grimcave PM10 në ajër nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 175 µg/m3 në përputhje me rrethanat episodi me ndotjet e shtuara për dy ditë resht është ndërprerë”, njoftojnë nga Bashila e Shkupit.
Masat dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit do të rivendosen nëse përsëri ka ndotje të ajrit./Telegrafi/