Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Ilinden” do të shënohet Dita e Batalionit për Lidhje nga përbërja e Komandës së Bashkuar Operative (KBO).
Dita e njësitit do të shënohet me një program përkatës në pajtim me rregullin për protokoll ushtarak, si dhe me stërvitje taktiko-teknike në të cilën do të demonstrohen një pjesë e mjeteve me të cilat disponon ky njësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Batalioni për lidhje me sukses e siguron nevojën e përkrahjes komunikativo-informative dhe funksionimin e lidhjeve në komandë dhe kontrollin midis komandave dhe njësive në URM.
Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave ushtarake, Gjorge Ivanov, 21 tetori është caktuar për Ditën e Batalionit për Lidhje./Telegrafi/