Telegrafi

Shkup, sanksionohen 102 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Departamenti për siguri në komunikacion në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme mbrëmë nga ora 20:00 deri në orën 04:00 ka ndërmarrë aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar në rrethinën e Shkupit, me çka janë sanksionuar 10 shoferë.

Siç njoftojnë nga MPB, janë zbuluar edhe 52 shkelje tjera, për të cilët janë shqiptuar gjoba.

Mbrëmë policia ka ndërmarrë aksion për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin në ndikimin e alkoolit, me çka janë sanksionuar 27 shoferë./Telegrafi/