Telegrafi

Shkup, rrihet 24-vjeçari nga tetë persona të panjohur

24-vjeçari K.S. nga Shkupi ka kërkuar ndihmë nga MPB sepse në një kafene të lagjes ‘Indira Gandi’ është sulmuar nga 8 persona, ende të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Viktima u ka raportuar policëve se përderisa ka qenë ulur në lokal, kanë hyrë persona të panjohur dhe me shkopinj e mjete tjera e kanë sulmuar dhe e kanë rrahur atë, kurse kafenesë i janë thyer edhe dritaret. /Telegrafi/