Me aprovimin e Këshillit të Bashkisë së Shkupit nga sot autobusët të Ndërmarrjes për Transport Publik me numrat 9 dhe 19 janë rikthyer për qarkullim në linjat e zakonshme. Qarkullimi i autobusëve të kësaj ndërmarrjeje me numrat 9 dhe 19 ishte u ndaluan për qarkullim duke ju dhënë përparësi autobusëve privat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve se në këtë mënyrë u ngadalësua dhe vështirësua lëvizja brenda qytetit u vendos që qarkullimi i autobusëve të ndërmarrjes publike të rikthehen në qarkullim bashkë me ato privatë./Telegrafi/