Shpejtësia marramendëse, mund të thuhet se ishte shkak që shkaktoi aksidentin në fshatin Batincë të Shkupit ku i mori jetën një 49-vjeçari.
Nga kamerat e sigurimit, vërehet qartë se vetura BMW që përplasi veturën “Shkoda” ishte në shpejtësi marramendëse, aq sa “fluturoi” veturën “Shkoda” që ishte duke kthyer në anën e majtë.
Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se N.R.(49) nga fshati Batincë ka qenë duke ngasur veturën “Shkoda”, ndërkaq u përplas me veturën BMW të cilën e ngaste A.H.(26), po ashtu nga fshati Batincë
“Pas aksidentit N.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Kompleskin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja. A.H. ka pësuar lëndime të lehta trupore të konstatuara poashtu në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””, qëndron në njoftimin e MPB-së