Site icon Telegrafi

Shkup, protestuesit futen në oborrin e qeverisë

Qytetarë të shumtë janë mbledh para qeverisë, duke protestuar kundër propozimit francez. Ata tani më janë futur në oborrin e qeverisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.

Protestuesit tërë kohën këndojnë e bërtasin: Ultimatum? -Jo, faliminderit. Disa nga protestuesit mbajnë të veshura edhe maska, ku i shihen vetëm sytë.

Kordoni i njësitit special është pozicionuar para dyerve të qeverisë, ndërkohë që protestuesit sillen vërdallë, duke vandalizuar oborrin e qeverisë.

Përndryshe, protestat kundër propozimit francez janë aktivizuar para disa ditëve kur dy palët, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgari, pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përafruar qëndrimet për një marrëveshje trepalëshe për tejkalimin e problemeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Organizues të protestave këto ditë kanë qenë parti dhe grupacione opozitare. /Telegrafi/

Exit mobile version