Telegrafi

Shkup, protestë e të punësuarve në klinikat për shkak të shtrenjtimit të parkingut

Të punësuarit në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” – Shkup, sot gjatë kohës së pushimit, mbajtën protestë në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkisë së Shkupit për rritjen e çmimit të kartave mujore për hapësirën e parkingut.

Nga Bordi Ekzekutiv i Sindikatës së Klinikës dje paralajmëruan se rritja e çmimit të parkingut në Klinikat nga 500 në 850 denarë më së shumti do t’i godasë të punësuarit e kategorive të rrezikuara sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë mënyrë, këto të punësuar duhet një muaj të vitit të punojnë për ta paguar vendin e parkingut për automjetin e tyre gjatë kryerjes së punës së tyre”, thonë nga Sindikata e Klinikës./Telegrafi/