Më shumë anëtarë të shoqatave patriotike kanë dalur përsëri në protesta para Kuvendit të Maqedonisë kundër, siç thonë ata, vendosjes së dygjuhësisë dhe përuljen e gjuhës maqedonase që është kërcënim për karakterin unitar të Republikës së Maqedonsië. Protestën e përkrahën numër i vogël i qytetarëve dhe nuk kanë përkrahje nga asnjë parti politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga të ashtuquajturat shoqata patriotike thonë se kjo është protestë paralajmëruese mbarë popullore, për shkak të realizimit të shpejtuar të politikave antimaqedonase në bashkëpunim me qendra tjera të fuqisë.
Organizuesit nëpërmjet rrjeteve sociale paralajmërojnë edhe protestë të re para Kuvendit, ditën e hënë në ora 10./Telegrafi/