Site icon Telegrafi

Shkup: Prokuroria parashtron aktakuzë për rastin “Banka Postare”, nëntë persona dyshohen për larje parash

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dorëzoi aktakuzë kundër nëntë personave në Gjykatën Penale në Shkup për rastin “Banka Postare”.

Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov, si dhe biznesmeni Tome Glavçev.

Prokuroria informon se të pandehurit kanë shpërlarë mbi nëntë milion euro nga fillimi i vitit 2001 deri në fund të vitit 2004.

Në aktakuzë thuhet se që disa nga të pandehurit morën hua nga “Eurostandard Bank” në vlerë prej 244,000,000 denarë ose 3,967,480 euro, ndërsa si garanci për huanë e marrë ata vendosën aksionet që ishin regjistruar në emrin e tyre në bankë. Kreditë nuk u ripaguan dhe “Eurostandard Bank” u bë pronare e aksioneve të lëna si garanci./Telegrafi/

Exit mobile version