Për gjithsej 25 persona është propozuar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike e Shkupit për gjobë prej 2.000 euro, për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.
Nga Prokuroria informojnë se dy nga të akuzuarit nuk e kanë respektuar urdhrin për vetizolim të detyrueshëm derisa të tjerët janë hasur në shkelje të orës policore.
Gjatë natës së kaluar gjithsej 117 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërsa prej tyre policia ka arrestuar 89 persona./Telegrafi/