Site icon Telegrafi

Shkup: Procesi gjyqësor për rastin “Tenderët”, shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri

Gjykata Penale e Shkupit informon se debati kryesor për rastin “Tenderët”, i cili ishte caktuar për sot, është anuluar deri në emërimin e gjykatësit të ri porotë.

Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare, të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e informojmë publikun se pas njoftimit të marrë nga Këshilli Gjyqësor për shkarkimin e gjykatësit, debati kryesor për lëndën e emëruar ‘Tenderët’, i caktuar për sot shtyhet deri në emërimin e gjykatësit të ri të porotës. Për terminët e reja për vazhdimin e debatit kryesor, publiku dhe palët do të njoftohen me kohë”, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të 378-të solli vendim për shkarkimin e dy gjykatësve të porotës nga Gjykata Themelore Penale në Shkup: Mitko Sandev dhe Zenel Elezi, për shkak se kanë mbushur nga 60 vjet.

Ndryshe, në rastin “Tenderët” e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014./Telegrafi/

 

Exit mobile version