Site icon Telegrafi

Shkup, procesi i blerjes së autobusëve ekologjik është pranë përfundimit

Zëdhënësja e Ndërmarrjes publike transportuese të Shkupit, Despina Trajkovska – Dimova thotë se procesi i blerjes së 40 autobusve me gaz është në fazën përfundimtare.

Sipas saj, pritet që institucioni ndërkombëtar kreditor të miratojë kredinë për blerjen e autobusëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimova thekson se menjëherë pas blerjes së autobusëve, të vjetrit do të hiqen nga shfrytëzimi.

Bashkia e Shkupit vlerëson se autobusët e rinj do të ndihmojnë në tejkalimin e problemit me ndotjen e ajrit në kryeqytet./Telegrafi/

Exit mobile version