Sot në Shkup do të fillojë një projekt i ri grantesh nga IPA 2013 me qëllim të zbatimit të projekteve për rritjen e konkurrencës dhe për rritjen e pjesëmarrjes së sektorit civil në reformat që lidhen me integrimin në BE.
Vlera e përgjithshme e fondeve të miratuara për të dy komponentët është rreth 3.18 milionë euro.
Promovimi do të mbahet në Qendrën Informative të BE-së, ndërsa është paralajmëruar një fjalim i zv. Kryeministrit përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev dhe Nikolla Bertolini nga Delegacioni i Bashkimit Evropian./Telegrafi/