Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave.
Shërbimi për shtyp i Bashkisë së Shkupit njoftoi se spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00.
Nëse kushtet e motit janë të pafavorshme, disinsektimi do të kryhet në të njëjtën periudhë ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë më të mira.
Bashkia e Shkupit u bën apel bletarëve të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët me kohë./Telegrafi/