Site icon Telegrafi

Shkup, prej sot shfuqizohet masa e transportit publik falas

Prej sot do të shfuqizohet masa e transportit publik falas në Shkup, e cila u vendos para dy ditëve për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Siç tha dje kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, më nuk ka nevojë prej masave të përcaktuara të jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zbatimi i tyre është preciz dhe përsëri do të hyjnë në fuqi nëse e imponojnë kushtet”, tha Shilegov.

Masa për transportin publik falas u vendos pardje për shkak të ndotjes së madhe të ajrit për dy ditë radhazi./Telegrafi/

Exit mobile version