Prej sot do të shfuqizohet transporti falas dhe privat për qytetarët e Bashkisë së Shkupit, që u zbatua si rezultat i ndotjes alarmante të ajrit në kryeqytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu është shfuqizuar edhe lirimi nga puna i të punësuarve në Bashkinë e Shkupit dhe ndërmarrjet e qytetit për personat mbi 60 vjeç me sëmundje kornike dhe për gratë shtatzëna.
Ky vendim vjen pas të dhënave të fundit të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor për praninë e grimcave PM10, që sipas tyre është nën pragun e përcaktuar. /Telegrafi/