Në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shihet arrestimi i një personi, për të cilin autori i videos thotë që është vjedhës pas të cilit është vënë policia e Shkupit.
Pasi i arrestuari ka marrë një çantë nga një grua, ka filluar të ikë, ndërsa pas tij janë vënë dy policë civil, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai është futur në ujërat e Lumit Vardar, por nuk ka arritur të ikë pasi pas tij është vënë një police, e cila po ashtu është futur në ujërat e Vardarit.
Pamjet janë shpërndarë në internet, ndërsa policja që e arrestoi personin është vlerësuar si heroike./Telegrafi/