Telegrafi

Shkup, policia sanksionon 34 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup policia ka sanksionuar 34 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 25 shoferë të cilët kanë përdorur celularin gjatë vozitjes, 18 shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurisë, 15 shoferë kanë qenë pa leje për vozitje, si dhe dy fillestarë.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe dy këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Ndërsa me ndihmën e makinës speciale (merimangës), janë larguar 60 makina./Telegrafi/