Telegrafi

Shkup, policia ka sanksionuar 55 shoferë për parkim të parregullt

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje ka dhënë 55 gjoba për parkim të parregullt.

Në kuadër të marrjes së masave dhe aktiviteteve nga pjesëtarët e SPB Shkup janë konstatuar se 47 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar. Nga komunikacioni gjithashtu janë larguar edhe 12 vetura.

Nga SPB Shkup thonë se janë sanksionuar edhe dy vozitës të cilët janë sjellë në mënyrë jo të duhur, tre për shkak të mos përdorimit të rripit të sigurisë dhe shtatë vozitës për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes./Telegrafi/